Sport

Zikaltërit priten të startojnë me dyshen Lukaku-Lautaro – Abc News

schedule09:41 – 13 Shkurt, 2023

Në stadiumin “Luigi Ferraris” të Genoas, Sampdoria do të presë në orën 20:45 Interin e Inzaghit.

Zikaltërit vijnë si favoritë në këtë sfidë, ku në 5 përballjet e fundit mes njëra tjetrës, Inter ka mundur të fitojë 3 herë, ndërsa 1 herë ka fituar Sampdoria dhe një tjetër ka përfunduar në barazim.

Inter vjen nga një seri rezultatesh pozitive, me 4 fitore të regjistruara dhe 1 humbje në të gjitha kompeticionet dhe ndodhet në vendin e dytë aktualisht me 43 pikë. Sampdoria nuk është në një kohë të mirë, pasi ndodhet aktualisht në vendin e 19-të, atë të parafundit me 10 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë 1 barazim dhe 4 humbje radhazi në të gjitha kompeticionet të cilat merr pjesë.

Inzaghi mendon sot të aktiviziojë nga minuta e parë treshen ikonike të sulmit Bastoni-De Vrij-Skriniar. Në mesfushë do të ketë ndryshme pasi mendohet që Brozovic të startojë sot pas një kohe të gjatë jashtë fushave dhe Gosens gjithashtu mendohet të jetë titullar. Në sulm, planifikohet që partneri i Lautaros të pazëvendësueshëm të jetë Lukaku, një dyshe sulmi Lu-La kur në kohën e Contes ishin të jashtëzakonshëm./ h.ll/abcnews.al

Formacionet e mundshme

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button