Lajme

Abrashi: Opozita po e pengon çfarëdo suksesi të Qeverisë Kurti (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se akuzat që opozita po ia bën Qeverisë Kurti për rritjen e inflacionit janë qesharake.

Abrashi në Rubikon të Klan Kosovës, tha se kriza globale e ka prekur edhe Kosovën.

“Është absurde që kjo qeveri të akuzohet si shkaktare e inflacionit, po nëse merremi me çështjen e inflacionit e shohim se është problem global dhe si problem global e ka një origjinë dhe origjina është pandemia, ndërprerja e zinxhirit të furnizimit, çrregullimi i ofertës dhe kërkesës në nivel të ekonomisë globale ka sjellë një situatë ku të gjitha shtetet përballen me inflacion, është absurde dhe e palogjikshme e partive opozitare që me e paraqitë Kosovën si një ishull të izoluar nga pjesa tjetër e botës edhe që Qeverinë Kurti me paraqitë si shkaktare të rritjes së çmimeve në treg”, tha Abrashi në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se opozita po i pengon sukseset e Qeverisë Kurti.

“Ne e kemi marrë një iniciativë konkrete për ta luftuar rritjen e çmimeve, qeveria përmes formave të ndryshme të subvencioneve, që është qasja jonë si parti politike që ka një qëndrim pro metodave të ideologjisë së majtë, ku nënkupton një rol më aktiv të shtetit në ekonomi dhe kemi marrë iniciativën për hartimin e një ligji të veçantë që mundëson mekanizma për të invervenuar në rastet kur kemi spekulim të çmimeve në treg dhe çfarë ndodhë nga partitë që më së shumti e akuzojnë këtë qeveri si shkaktarë të inflacionit? E dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim me idenë se po cenohet tregu i lirë, nuk po e cenojmë tregun e lirë, por po vendosim një tavan në rastet kur inspektoriati i ministrisë hasë në spekulimet e tregtarëve në treg”, tha Abrashi.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button