BotaRajoni

Aksion kundër kontrabandës, bllokohen cigare me vlerë 45 mijë euro në Rumani – Abc News

Në Rumani janë kapur rreth 14 690 pako me cigare gjatë një aksioni të inspektorëve të Doganës dhe policisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike. Sasia e cigareve është kapur në një kamion i cili kishte hyrë në Rumani nga Serbia, e cila kap shumën e 220 mijë e 350 lei rumune apo afro 45 mijë euro.

“Në një aksion të Doganës janë zbuluar cigare. Kamioni drejtohej nga një shtetas serb. Aksioni kishte për qëllim luftimin e trafikut të paligjshëm të mallrave”.

Sipas raportimeve cigaret ishin fshehur në mes të kanaçeve të birrës. Thuhet se disa nga ato kishin të vendosura banderola të lëshuar nga autoritetet kosovare e disa pa banderola. Me këtë rast Dogana i ka konfiskuar 293 mijë e 800 cigare. Rasti do t’ju kalojë organeve kompetente, thotë Dogana e Rumanisë.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button