Lajme

Ambasada e ShBA-së feston pavarësinë e Kosovës, performon Orkestra e Forcave Ajrore

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se sot në mbrëmje festuan Ditën e Pavarësisë së Kosovës në ambientet e ambasadës.

Hovenier uroi Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë, teksa bëri të ditur se festa u bë me një performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të ShBA-së në Kosovë.

“Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me një pritje dhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, dhe unë, pata edhe rastin që të hip në skenë për pak! Urime 15-vjetorin e pavarësisë Kosovës”, shkroi Hovenier, përcjell Klankosova.tv.

Pjesë e kësaj mbrëmje shihet të kenë qenë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button