Lajme

Biden uron Vuçiqin, ia shpreh mbështetjen për rrugën drejt BE-së dhe marrëveshjen me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër urimi për ditën e shtetësisë së Serbisë, presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Mes tjerash në letrën të cilën e publikoi presidenca në Beograd, Biden e përmend raportin e Serbisë me Kosovën.

“Në vitin që është para nesh, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim, që do të kontribuojë në krijimin e një të ardhme më paqësore dhe me prosperitet për rajonin”, shkroi Biden.

Presidenti amerikan po ashtu ka bërë të qartë se duhet mbështetur Ukraina përballë luftës që po bën ndaj saj Rusia.

E presidenti i kësaj të fundit, Vladimir Putin, dërgoi po ashtu letër në adresë  të Vuçiqit.

Kreu i Kremlinit, e quan shtetin serb partner të besueshëm dhe se e çmon lartë kursin e politikës së jashtme që Beogradi po e aplikon në këto rrethana ndërkombëtare që Putin i quan komplekse. Presidenti rus, i tha atij serb se Moska mbështet hapat që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të Beogradit dhe zgjidhjen e asaj të cilës Putin i referohet “Çështja e Kosovës”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 

 

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button