Kosova

Bugajski: Serbia njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën

Analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janush Bugajski, mbështet kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me Asociacionin.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës.

Bugajsk tha se herët a vonë Serbia do ta njohë Kosovës, por kjo sipas tij ka më shume gjasa të ndodhë kur Rusia të humbasë luftën dhe rolin e ndërhyrjes së saj në Ballkan.

“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiq. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Ka gjasa të ndodhë më shumë”, është shprehur ai, shkruan Euroneës.al, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë më shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra do t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë.

“Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërt nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE”,  tha ai, përcjell Klankosova.tv.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button