Show-Biz

Çifti i BBVA “harrojnë” kamerat, publikohet momenti kur Luizi nuk i reziston dot epshit ndaj Kiarës

Luizi dhe Kiara vazhdojnë të jenë shumë të përfolur për kiminë e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Në ditën e Shën Valentinit, Luizi publikoi baladën e tij të re “Me ty”, të incizuar brenda shtëpisë si dedikim për Kiarën.

Por dashuria e tyre duket të ketë qenë më e zjarrtë mbrëmjen e djeshme, ku dyshja e kanë kaluar natën së bashku në të njëjtin krevat.

Madje në një moment, kamerat kanë transmetuar momentin kur Luizi nuk i reziston dot Kiarës, duke e ledhatuar dhe puthur.

Ai duket seikur për një moment harroi prezencën e kamerave, teksa në afsh e sipër u pa duke i ledhatuar me plot epsh veshin Kiarës.

Ndërkohë kjo e fundit është munduar të bëjë rezistencë, duke marrë parasysh faktin që jetojnë në një ambient të vëzhguar nga publiku. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button