Kosova

Deputeti i Vetëvendosjes: Qeveria aktuale nuk bën skandale (VIDEO)

Sot janë bërë dy vjet, që kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese. Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje fitoi mbi 50 për qind të votave, duke iu mundësuar kështu të krijonte e vetme qeverinë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë që në qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti nuk ka skandale që nuk kanë marrë përgjigje.

“Nuk ka skandale që nuk kanë marrë përgjigje, nëse ka pasë të tilla kanë marrë menjëherë përgjigje dhe nuk e kanë pasë mbrojtjen që në të kaluarën udhëheqësit e qeverisë iu kanë bërë zyrtarëve të caktuar. Rasti i Martin Berishajt nuk po mjafton që një shtet i BE-së me të dhënat që kanë dalë të ngrisë një aktakuzë dhe prandaj them që si pretendojmë ne që Sllovenia që është shtet anëtar në BE nuk arrin të ngrisë një aktakuzë për ato që kanë dalë në pah. Ka një hetim parlamentar që nuk kanë nxjerrë asgjë. Martin Berishaj është dera prej të cilës synojnë ta godasin kryeministrin Kurti”, ka thënë ai.

Tutje Bajrami ka thënë që kritikat e opozitës në këtë rast janë sipas tij, një formë që ata e përdorin për të thënë diçka në këto data simbolike.

“Opozita këtë punë e ka. Ata duhet të gjejnë forma që të paktën në këto data simbolike të arrijnë të thonë diçka, por nuk është se kanë treguar diçka që reflekton në raport me punën e tyre në të kaluarën. Ta kritikosh qeverinë për njëtrajtshmëri, këta e kanë pasë më shumë se kjo qeveri është e njëtrjatshme në aspektin që nuk bën skandale. Në Kosovë, jemi mësuar që qeveritë të krijojnë çdo ditë lajme që kryesisht kanë qenë të këqija dhe pastaj ka lindur nevoja të ketë vazhdimësi të tillë”, ka thënë ai.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button