Sport

Elon Musk nuk “ngopet” me Teslën dhe Twitterin, kërkon të blejë Manchester United – Abc News

schedule15:40 – 14 Shkurt, 2023

Elon Musk është i gatshëm të futet në betejën e ashpër për të qenë pronari i Manchester United, duke përgatitur një ofertë prej 4.7 miliardë dollarësh.

Në SHBA, futbolli nuk konsiderohet aq popullor sa në pjesën tjetër të planetit. Megjithatë, miliarderi amerikan udhëtoi deri në Dubai për të parë finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francë.

Tani, pronari i Teslas po shqyrton një ofertë prej 4.7 miliardë dollarësh për të blerë një shumicë të aksioneve të Manchester United.

Çdo vendim do të duhet të merret menjëherë, pasi data 17 shkurt është data e mbylljes së ofertave. Burime nga rrethi i ngushtë i bashkëpunëtorëve të Musk të cituar nga “Daily Mail” thonë se njëriu i dytë më i pasur në planet po ndjek nga afër rastin e shitjes së klubit historik.

Ofertat tashmë kanë filluar, me miliarderin britanik Jim Ratcliffe, i cili zotëron skuadrën franceze të Nice përmes grupit petrokimike Ilneos, duke njoftuar se është zyrtarisht një kandidat për të marrë drejtimin e Manchester United.

Në orët e ardhshme pritet të dorëzohen propozime të tjera nga Katari, Arabia Saudite dhe SHBA./ h.ll/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button