Shqiperia

Fati i tij mbetet ende mister, rinisin kërkimet për 26 vjeçarin që dyshohet se ra në lumin Seman – Abc News

schedule09:57 – 14 Shkurt, 2023

Mbetet ende mister fati i 26 vjeçarit Mateo Lika, i cili u raportua i zhdukur në muajin janar pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman. Kërkimet nga polumbarët vijuan për disa ditë por pa asnjë gjurmë për të riun. Ndërkohë, ditën e sotme kanë nisur sërish kërkimet.

Dyshimet se ai mund të ketë rënë në lumë nisën pas dëmtimit të parmakëve të urës së Mbrostarit si dhe targës që u gjet aty pranë. I riu kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në Fier dhe kishte marrë me qira makinën me të cilën dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman.

Makina që kishte marrë me qira nuk ka qenë e pajisur me GPS ndërsa nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e tij./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button