Kosova

FSK-ja, e gatshme t’i dalë në ballë secilës fatkeqësi natyrore (VIDEO)

Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme, por masat parandaluese mund të merren.

Kosova, si shteti më i ri evropian, dhjetë vjet pasi e shpalli pavarësinë, e themeloi edhe ushtrinë e saj, më 2018.

Sefer Isufi, gjeneral brigade, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka kapacitete të veprojë.  FSK-ja nuk është reaguesi i parë në rast të emergjencave, por nëse situata e vështirësuar kalon në nivelin qendror, në kompetencë të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, sipas nevojës, mund të kërkojë reagimin ushtarak.

Sipas Isufit, AME nuk ka arritur t’i ngre kapacitetet e saj në fusha specifike, andaj reagimi i FSK-së është dashur të bëhet edhe si reaguesi i parë.

Ndërkaq, ushtria kosovare, edhe pse më e reja në rajon, ajo ka zhvilluar operacione të specializuara në fatkeqësi natyrore, së fundmi edhe në rastin e tërmetit në Turqi.

FSK-ja ka të ngritur edhe qendrën ndërkombëtare për kërkim-shpëtim më 2016, ku përveç trajnimit të forcave të brendshme shtetërore, bëhen edhe trajnime për ushtritë e vendeve tjera rajonale.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button