Shqiperia

Hodhën sende plastike ndaj arbitrit, procedohen dy të rinjtë në Ballsh – Abc News

schedule13:14 – 14 Shkurt, 2023

Dy të rinj nga Ballshi janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë goditur me sende plastike arbitrin gjatë një ndeshjeje futbolli. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh ku një 27 vjeçar dhe një 22 vjeçar kanë hedhur sende plastike në drejtim të arbitrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. B., 27 vjeç dhe L. R., 22 vjeç, të dy banues në Ballsh, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin “Adush Muça”, kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit.”, njofton policia./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button