Show-Biz

Kiara Tito flet sërish për lidhjen me Butrint Imerin: Ka qenë një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar, por e vuajta më vonë

Kiara Tito tashmë në Big Brother VIP Albania ka folur disa herë për lidhjen që kishte me këngëtarin Butrint Imeri.

Ajo zbuloi se kjo ndodhi kur ishin shumë të rinj, gjersa qenë bashkë për më shumë se dy vjet.

Së fundmi banorëve iu dha një detyrë nga ‘Vëllai i Madh’, ku duhej t’iu përgjigjnin disa pyetjeve rreth dashurisë për shkak të Shën Valentinit.

Foto: Screenshot/Instagram

Moderatorja shqiptare ka treguar më shumë detaje rreth romancën me Imerin, gjersa theksoi se ishte një nga gjërat më të bukura që ka përjetuar.

“Ka qenë një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar. Ka qenë hera e parë që kam përjetuar ato fluturat në stomak. Dhe ka qenë një person që unë realisht e fantazoja qoftë për pamjen, karrierën që kishte, qoftë për atë që transmetonte si karakter, i kishte të gjitha, e plotësontë fantazinë time. Kjo më bëri që të bija edhe më shumë në dashuri”, u shpreh Tito.

Në anën tjetër, prezantuesja shtoi se më vonë e kuptoi që ishte gabim duke qenë se e vuajti shumë ndarjen.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kjo ishte edhe gabim, sepse e vuajta më vonë”, tha në vazhdim bukuroshja e ekranit.

Kiara ndërkaq ka nisur një lidhje dashurie brenda BBVA me këngëtarin Luiz Ejlli. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button