BotaRajoni

Mbi 8,000 njerëz u nxorën të gjallë nga rrënojat – Abc News

schedule11:44 – 14 Shkurt, 2023

 Më shumë se 8,000 njerëz janë nxjerrë të gjallë pas tërmetit nga ekipet e kërkim-shpëtimit, tha në një deklaratë sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën e ofruar nga komuniteti ndërkombëtar.

“Turqia u është mirënjohëse të gjitha vendeve për dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit por edhe për dërgimin e ndihmave humanitare,” tha Erdogan.

Në një video-mesazh për mbledhjen e qeverisë botërore në Dubai, presidenti turk tha se përveç 8000 të shpëtuarve, më shumë se 81,000 persona të lënduar nga tërmetet kanë dalënga spitalet.

“Turqia u përball me një nga “katastrofat më të mëdha natyrore”, jo vetëm në historinë e saj, por edhe në historinë e njerëzimit dhe nuk do ta harrojë “miqësinë që treguat në këtë ditë të errët”.

Shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti ” tregoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar”, tha ai, duke shtuar se kishte marrë mesazhe mbështetjeje nga mbi 100 vende.

Gjithashtu ai tha se së shpejti do të nisin punimet për rindërtimin dhe rivitalizimin e qyteteve të shkatërruara.

/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button