Lajme

Mehaj takohet me Stoltenberg: Kosova e gatshme të strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në të cilën morën pjesë 54 shtete, ku u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mehaj tha se gjatë takimit që ai dhe Gjenerallejtënant Bashkim Jashari patën me sekretarin e NATO-s, shprehi gatishmërinë edhe një herë që Kosova në çdo kohë është gati t’i strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas, e po ashtu të ofrojë mbështetje përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materialeve të rrezikshme.

“Mes të tjerash Stoltenberg gjatë fjalimit të tij tha se nuk kemi kohë për të humbur, dhe se përmes shpejtësisë së veprimeve tona do të shpëtojmë jetë. Jam plotësisht dakord me këtë, andaj edhe gjatë takimeve që bashkë Gjenerallejtënant Jasharin kisha me Stolterberg, Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ministren e Mbrojtjes së Letonisë, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në NATO , Visho Ajazi Lika edhe një herë shpreha gatishmërinë tonë si Qeveri e si Ministri e Mbrojtjes që në çdo kohë të strehojmë 5000 refugjatë ukrainas, e po ashtu të ofrojmë mbështetjen përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, shkroi Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Kosova, si një shtet që është përballur me një agresor me mentalitet okupes e gjenocidal, e kupton luftën për liri të popullit ukrainas.

“Jemi me popullin ukrainas dhe do ofrojmë çdo ndihmë që është brenda kapaciteteve tona”, tha Mehaj.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button