Shqiperia

Nga lidhja e shumëpërfolur me Trejsi Sejdinin te armiqësia e përbetuar me Ervis Martinajn, kush është Leonard Duka, i njohur si “Princi Damian”

Ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë, Leonardo Duka, i shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në vitin 2019. Sipas burimeve zyrtare, ai fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit.

LEXO EDHE: Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, arrestohet në Belgjikë Leonard Duka 

Mirëpo, kush është Leonard Duka?

Emri i tij është shumë i njohur për drejtësinë dhe publikun shqiptarë.

Në prill të 2019, ai u arrestua pas një super aksioni të policisë. Pas një dosjeje tepër sekrete, të dërguar prej Agjencisë Gjermane Anti-Trafik (AGJT), policia shqiptare, mbikëqyrur nga agjentët special gjermanë dhe nga DEA-Amerikane, realizoi aksionin anti-drogë, me arrestimin e grupit “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, duke prangosur 4 persona.

Gjithashtu, ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Sakaq, Duka, quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Armiqësia e Dukës me Martinajn ka qenë vertëtë e fortë. Madje ka arritur deri aty sa që në vitin 2019 Duka kishte planifikuar një plan për eliminimin fizik të Martinajt.
Duke i ditur masat e forta të vetëmbrojtjes që ka siguruar ky i fundit, klani “Duka” kishin vendosur që të rekrutonin persona të ndryshëm për të siguruar informacionet e duhura për lëvizjet e tij.

Sipas dosjes në SPAK ata mundën që të rekrutojnë shtetasja me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro.
Sipas të dhënat në të njëjtën dosje, Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Gjithashtu, Leonardo Duka është një emër i përfolur edhe në shtypin rozë, pasi është komentuar pafund për lidhjen e dashurisë me ish-Missin Trejsi Sejdini. Ata kanë qenë së bashku prej dy vitesh. Kjo ka bërë që në atë periudhë ish-Missi të komentohet për jetën e saj luksoze, nga udhëtimet në vendet e shtrenjta deri te veshjet firmë dhe makinat të llojeve më të fundit.

Madje, në 8 prill 2019, kur Duka u arrestuar në banesë me të u gjet dhe Sejdini./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button