Kosova

Përfaqësuesi special i NATO-s viziton KFOR-in

Zëvendësasistenti i Sekretarit të Përgjithshëm për Çështje politike dhe Politikë të Sigurisë dhe Përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kaukaz dhe Azinë Qendrore, Javier Colomina ka vizituar Zyret Qendrore të KFOR-it në Prishtinë.

Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia e njoftoi për aktivitet dhe situatën e sigurisë në regjion, bën të ditur KFOR në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv.

Ristuccia theksoi se KFOR vazhdon ta zbatojë çdo ditë mandatin e saj, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999, në mënyrë që të sigurojë ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes per të gjithë qytetarët në Kosovë.

KFOR gjithashtu vazhdon të krijojë kushtet për dialogun e ndërmjetësuar midis Beogradit dhe Prishtinës.

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button