Shqiperia

Protesta e opozitës para Kuvendit, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër – Abc News

schedule08:43 – 14 Shkurt, 2023

Dy persona që protestuan në tubimin e një dite më parë të opozitës, duke shfaqur sjellje të dhunshme janë vënë në pranga nga policia. Një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas burimeve për Abc News, njëri prej të arrestuarve ishte në kërkim për llogari të policisë së Krujës për vepër tjetër penale.

Të arrestuarit akuzohen për 4 vepra penale: Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, goditjet për shkak të detyrës, prishja e qetësisë publike si edhe shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive. Protesta e dytë, e pasuar nga ajo e 11 Shkurtit, u shoqërua me tensione.

Protestuesit u përplasën fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë brenda oborrit të Kuvendit duke çarë edhe kordonin që kishin krijuar për të ruajtur sigurinë. 3 efektivë u lënduan pas përdorimit të mjeteve piroteknike dhe sendeve të forta që u hodhën në drejtim të policisë./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button