Lajme

PSD-ja: Para dy vjetësh kjo qeveri na tha se ndodhi diçka e jashtëzakonshme, bash asgjë s’ndodhi

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion para ndërtesës së qeverisë me rastin e dyvjetorit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me mbi 50 për qind vota.

Kjo parti, në këtë përvjetor, ka kritika ndaj qeverisë. Sipas PSD-së, qeveria premtoi se do të ndodhë diçka e jashtëzakonshme, por siç thotë kjo parti, bash asgjë nuk ndodhi.

“Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para dy vjetësh na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para dy vjetësh? Bash asgjë”, thuhet në komunikatën e Partisë Socialdemokrate.

Sipas PSD-së, në këtë gjysmë mandati, kjo qeveri nuk e ka pasur programin transformues.

“Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë bërë vijë”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

PSD-ja thotë se qeveria aktuale ka premtuar ndërtimin e 160 çerdheve, dymijë banesave për çiftet e reja, pesëfishim të inspektorëve të punës e rregullim të shëndetësisë, por, sipas kësaj partie, qeveria nuk e ka realizuar asnjërën.

“I kanë premtuar 160 çerdhe të reja, por nuk është ndërtuar asnjë. Nuk ia kanë ba vijë. I kanë premtuar 2000 banesa për çifte të reja. Nuk kemi as gurthemel. Nuk ia kanë ba vijë. Kanë premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës. Nuk ia kanë ba vijë. Kanë premtuar rregullim të shëndetësisë. Kanë thënë s’do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore. Nuk ia kanë ba vijë. Gjendja është veç më e rëndë”, thuhet tutje.

PSD-ja thotë se asgjë më keq s’ka mundur të ndodhë në ditën e të dashurisë sesa, sipas tyre, kjo gënjeshtër e madhe.

“Për ditën e dashurisë, për ata që dashurinë e dinë si ngjarje, ngjarja përcjellët me konsekuenca, ajo e ka subjektin e vet besnik. Kurrgjë ma keq s’ka mundur t’i ndodhë ditës së dashurisë se sa ky shpërfytyrim kolosal, kjo gënjeshtër e madhe”, thuhet në përfundim të kësaj komunikate.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button