Kosova

Statovci: Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e sundimit të ligjit (VIDEO) 

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, tha se në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura dy vjet më parë, kishte një momentum të ri politik që e ndau skenën politike në dy tabore.

 “Në një tabor kishim grupet e vjetra politike dhe një formacion të ri politik ku qëndronte parimisht prapa dy figurave kryesore që sot gëzojnë dy postet më të larta të vendit, pra Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, ku si rrjedhojë e këtij bashkimi kishim bashkimin e Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nën idenë e sigurimit të një prosperiteti të vendit, nën idenë që të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe social si dhe gjithashtu kryefjalë e saj të jetë sundimi i ligjit”, tha Statovci në Rubikon të Klan Kosovës.

Statovci shtoi se në thuajse dy vjet qeverisje të Qeverisë Kurti është shënuar progres i thellë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, mirëqenien qytetare dhe ekonomi.

“Nëse shohim si kronologji dhe nëse u referohemi raporteve ndërkombëtare ne shohim se në kuadër të sundimit të ligjit Kosova po ashtu ka shënuar një nga progreset më të mëdha. Kjo është edhe në krahasim me rajonin, por raportet po ashtu e vendosin edhe si të dytën me magnitudën e ndryshimit, apo progresit karshi sundimit të ligjit”.

“Raportet gjithashtu flasin për luftën kundër korrupsionit, që nëse e shohim në kronologji ne shohim se për dy vite radhazi kemi kapërcim për 20 vende të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe besoj se ky fakt do duhej të na gëzonte”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button