BotaRajoni

Tensionet me Rusinë, Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën e saj ajrore – Abc News

schedule14:17 – 14 Shkurt, 2023

Moldavia ka mbyllur përkohësisht hapësirën e saj ajrore. Linja ajrore kombëtare Air Moldova bëri të ditur lajmin  në Facebook, duke thënë se “po pret për rifillimin e fluturimeve”.

Masa vjen në një kohë tensionesh të larta midis ish-republikës sovjetike dhe Rusisë.

Vendi i vogël i Europës Lindore ndan një kufi me Ukrainën.

Kjo vjen një ditë pasi presidentja e Moldavisë akuzoi Moskën për komplot për të përmbysur qeverinë e saj dhe një javë pasi zyrtarët si në Moldavi dhe në Ukrainë akuzuan Rusinë për kalimin e raketave përmes hapësirës ajrore të Moldavisë ndërsa sulmonte Ukrainën.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button