Kosova

Ukraina thyen rekordin e refugjatëve kosovarë të vitit 1999 në Zvicër

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë të madhe të refugjatëve në Evropë.

Gjatë vitit 2022 numri i njerëzve që ikën nga vendi i tyre për të kërkuar strehim dhe mbrojtje si pasojë e luftës arriti në 75 mijë, vetëm në Zvicër.

Sipas Qendrës Nacionale për Azilkërkues në këtë vend (BundesasylZentrum) gjatë vitit 2023 këtij vendi pritet t’i shtohen edhe 27 mijë azilkërkues ukrainas.

Numri i refugjatëve ukrainas e ka thyer rekordin e refugjatëve të luftës në Kosovë në vitin 1999-të, shkruan gazeta zvicerane Blick përcjell Klankosova.tv

Gjatë 99-tës 47 mijë e 513 njerëz kishin kërkuar strehim e mbrojtje nga shteti helvetik.

Nga ta 29 mijë e 495 vijnë nga ish-jugosllavia, 90 për qind prej tyre nga Kosova e pjesa tjetër nga Serbia e Mali i Zi.

Thuhet se midis 1998-tës dhe 1999-tës u gjenden rreth 53 mijë refugjatë në Zvicër.

Me 100 mijë refugjatë në vitin 2022, ky numër thuajse është dyfishuar, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button