Shqiperia

Vijon puna njëkohësisht edhe për ndërtimin e stacionit – Abc News

schedule13:56 – 14 Shkurt, 2023

Gazetari i Abc News, Leonidha Musaj raportoi nga pranë punimeve që po bëhen për ndërtimin e hekurudhës së re Durrës-Tiranë. Ky projekt do të shkurtojë distancën mes Durrësit dhe kryeqytetit deri në 22 minuta dhe punimet priten të mbyllen brenda verës së vitit 2023.

Siç raportoi gazetari nga afro 33 kilometra hekurudhë janë kryer deri në 37 për qind e punimeve. Gjithashtu, njëkohësisht po vazhdon puna për ndërtimin e stacionit hekurudhor. Gazetari raportoi gjithashtu se ka përfunduar dhe procesi i dosjeve për sa i përket shpronësimeve për qytetarët që i kap linja nga Vora në Rinas.

“Deri tani janë kryer deri në 37 për qind të punimeve për ndërtimin e hekurudhës së re. Po vazhdon puna edhe për ndërtimin e stacionit hekurudhor. Ka përfunduar dhe e kopsitjes së dosjeve për sa i përket shpronësimeve pasi ka qenë një problematikë e madhe për grupin e punës.

Bëhet fjalë për 200 dosje, që kapin vlerën e 3 milionë eurove.”, tha gazetari. Punimet për rikonstruksionin e hekurudhës ekzistuese dhe linjës së re pritet të përfundojnë plotësisht në 2023. Kjo linjë hekurudhore pritet të shërbejë për transportin e pasagjerëve ashtu edhe për atë të mallrave./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button