Lajme

Vitia: Kam punuar në institucionin privat, nuk është gjetur asnjë konflikt interesi

Gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi të ministrit Arben Vitia, deputeti i LDK-së Armend Zemaj, që njëkohësisht është edhe ish-ministër i shëndetësisë në vendin tonë, ka përmendur faktin që Vitia  para se të emërohej sërish ministër i shëndetësisë, ka punuar në një institucion privat, gjë e cila siç e vlerësoi ‘nuk ka lënë shije të mirë’.

Lidhur me këtë, Vitia u shpreh se është fakt që ka punuar gjashtë muaj në institucionin privat, dhe se lënda e tij është çuar në agjencinë antikorrupsion, duke theksuar se është njoftuar që nuk kanë gjetur asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicionin e tij në atë institucion privat.

“Madje për disa persona të papërgjegjshëm që kanë shpifur edhe që unë jam pronar i atij institucioni, unë jam duke përgatitur kallëzime penale, meqë me qëllim kanë shpifur për ta goditur figurën time publike”, u shpreh ministri Vitia.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button