Kosova

Vitia raporton në komision, pranon se kishte punuar në një spital privat (VIDEO)

Ministri i emëruar rishtas në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia raportoi në komisionin për këtë dikaster, të martën.

Lidhur me punësimin në një spital privat për gjashtë muaj, Vitia sqaroi se Agjencia Anti-Korrupsion nuk ka gjetur asnjë konflikt interesi.

I pari i Shëndetësisë në këtë mbledhje u pyet nëse edhe një herë do ta synojë kryetarllëkun e Prishtinës, derisa u fol edhe për pakënaqësi në infrastrukturën ligjore temë kjo që të ketë përplasje me kryetaren e komisionit.

E kur kritikat binin mbi këtë qeveri lidhur me mungesën e kuadrove deficitare dhe largimin e mjekëve, Vitia përdori kujtesën institucionale, duke thënë se nëse para 5 viteve do të kishte pasur një konkurs për specializime tashti nuk do të kishte mungesë të anesteziologëve.

Ndaj u tha se konkursi i ri i për specializime do të hapet në raport me nevojat dhe profilet deficitare.

Me buxhetin aktual për barna dhe material shpenzues u premtua qëndrueshmëri në furnizim dhe jo vetëm.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button