Show-Biz

Xhuli merr dhuratë një saç nga Atdheu për Shën Valentin

Modelja Xhuli Nura, e ka festuar e vetme Ditën e të Dashuruarve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Gjatë kohës sa ishte brenda, influencuesi Atdhe Xharavina kishte krijuar një lidhje të shkurtër me bukuroshen drenicase.

Megjithatë kjo lidhje u ndërpre në mes, pasi në një prej mbrëmjeve të spektaklit, ai u votua nga publiku për të lënë shtëpinë.

Por duket se Atdheu nuk e ka harruar Xhulin nga jashtë, teksa i ka dërguar një dhuratë në Ditën e Shën Valentinit.

Influencuesi nga Gjakova i ka dhuruar asaj një saç, kjo pasi Xhuli njihet si dashamirëse e gatimeve tradicionale.

Kamerat e BBVK kanë transmetuar momentin, kur ajo merr dhuratën e bërë nga Atdheu dhe ua prezanton banorëve të tjerë. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button