Kosova

Artisti ashkali ankohet se iu bë padrejtësi në përzgjedhjen e pjesëmarrësve për programin festiv (VIDEO)

Festën e shijuan nën tingujt e muzikës. Në përvjetorin e flamurit të ashkalinjve dhjetëra qytetarë anekënd vendit u mblodhën në sallën e sporteve në Ferizaj.

Derisa të pranishmit e shijonin programin me artistë të ndryshëm, dikush u ankua se pati padrejtësi në përzgjedhjen e tyre.

“Dyshimi im kryesor është se kur kam marrë pjesë në një serial për dy vjet, ka lind shumë xhelozi, ka pas shumë ngacmime ndaj meje edhe më herët”, tha Leonard Guci, artist dhe njëri nga aplikuesit.

Sipas tij kjo festë është për të gjithë komunitetin dhe se nuk duhej të kishte selektim të performuesve sipas dëshirës së organizatorëve.

“Po e ndjej veten jo krenar që jam ashkali, po e ndjej veten ma shumë si komunitet shqiptar se po kam përkrahje prej komuniteteve të tjera”, tha tutje ai.

Por, këto i hedh poshtë kryetari i këshillit organizativ.

“Ka pas me qindra artistë që kanë apliku për të performuar në këtë ditë, por në pamundësi të kohës këshilli ka vendosë një komision dhe ky i ka përzgjedhë artistët”, tha Artan Asllani.

Asllani thotë se nuk e njeh personalisht Gucin, derisa tregon se thirrja ka qëndruar e hapur për dy javë në rrjetet sociale.

“Nuk jemi kundër askujt por komisioni ka vendosë, unë kërkoj falje për të gjithë ata që nuk kanë mujt me u përfshi”.

Ky organizim është përkrahur financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button