Lajme

“Asnjë shtetas shqiptar s’ka mbetur viktimë nga tërmeti në Turqi”

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, ka thënë se s’ka shtetas shqiptarë që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi vendin disa ditë më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Robo u shpreh se mes viktimave janë disa shtetas turq me origjinë shqiptare, teksa shtoi se ende nuk kanë shifra të sakta.

“Fatmirësisht, nuk na rezulton që të ketë viktima shtetas shqiptarë. Rezultojnë disa viktima, anëtarë të komunitetit shqiptar, janë shtetas turq me origjinë shqiptare në këto zona të prekura”, u shpreh Robo.

“Statistika të sakta ne nuk posedojmë, por në lidhje me shoqatat e shqiptarëve në këto vende, na bëhet me dije se ata kanë humbur të afërmit e tyre. Nuk ka një numër të saktë, lidhur me këtë numër të shqiptarëve të prekur në këto zona”, theksoi ai.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button