BotaRajoni

Borrell kërkesë OKB-së të ndërmjetësojë negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë – Abc News

schedule10:57 – 15 Shkurt, 2023

BE synon t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të nisë negociatat mes Moskës dhe Kievit për të ndalur luftën në Ukrainë, tha të mërkurën Josep Borell.

Duke iu drejtuar para seancës plenare të Parlamentit Europian, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme vuri në dukje se “për të arritur paqen, ne duhet të ndihmojmë Ukrainën në fushën ushtarake më shumë sesa kemi bërë tashmë”.

Ne duhet ta fitojmë luftën dhe në të njëjtën kohë të bëjmë çdo përpjekje të mundshme diplomatike.

Këto nuk janë gjëra kontradiktore. Ne duhet të shtojmë njëkohësisht ndihmën tonë ushtarake]dhe përpjekjet diplomatike.

Shumë shpejt do të jem në gjendje ta diskutoj në OKB dhe t’i kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së të fillojë, nëse dëshiron, procesin e ndërmjetësimit”, tha ai.

Në fjalimin e saj në seancën plenare në Strasburg, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen paraqiti propozimin e Komisionit Europian për një paketë të dhjetë sanksionesh kundër Rusisë.

Aktualisht nuk ka asnjë tregues për të nisur negociatat midis Kievit dhe Moskës.

Në të kaluarën, Guterres ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button