BotaRajoni

Do të nisim ndërtimin e 30 mijë shtëpive në fillim të Marsit – Abc News

schedule08:29 – 15 Shkurt, 2023

Presidenti turk, Erdogan është shprehur se së shpejti do të nisë ndërtimi i 30 mijë shtëpive të para për të prekurit nga tërmeti katastrofik. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kabinetit, presidenti turk tha se synojnë që të përfundojnë ndërtimin e banesave për të prekurit brenda këtij viti.

“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Do të fillojmë menjëherë punimet në çdo vend ku ka përfunduar vlerësimi i dëmeve. Mund të fillojmë ndërtimin e 30 mijë shtëpive në fillim të marsit. Synimi ynë është të përfundojë brenda një viti ndërtimi i banesave cilësore dhe të sigurta në të gjithë zonën e tërmetit.” tha ai.

Kujtojmë që deri më tani më shumë se 35,400 persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi. Në Siri janë raportuar 5,800 vdekje./acbnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button