Sport

Fjalët e para të Mbappe pas humbjes ndaj Bayern – Abc News

schedule23:25 – 14 Shkurt, 2023

PSG humbi ndaj Bayernit në Paris. Golin e vetëm e shënoi Kingsley Coman në minutën e 53-të.

Mbappe hyri në fushë menjëherë pas golit të Coman.  Kylian ndoqi nga stoli pjesën e parë dhe fillimin e të dytës. Për më shumë se 30 minuta në fushë, francezi dërgoi topin dy herë në portë, por të dyja herë golat u anuluan për shkak të pozicionit jashtë loje.

Pas ndeshjes, Kilian doli në mikrofon dhe e përmblodhi ndeshjen: “Jemi në gjendje t’u bëjmë telashe… Do të shkojmë në Mynih për të arritur në fazën tjetër. Të gjithë duhet të jenë të shëndetshëm. Pas asaj që pamë sot, ne e kuptojmë se mund ta arrijmë qëllimin tonë”. /G.D abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button