Lajme

FOL: Qeveria realizoi 48% të Planit Strategjik dhe Operacional në vitin 2022

Lëvizja FOL ka publikuar të dhënat nga monitorimi i realizimit të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2022 të 15 ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit.

FOL ka gjetur se nga 2937 aktiviteteve të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar vetëm 1808 prej tyre apo 48%, kurse nuk janë realizuar 1129 prej tyre ose 52%, thotë Mexhide Demolli-Nimani.

Në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka realizuar vetëm 131 aktivitete nga 255 të parapara.

Në bazë të të njëjtit plan, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga 204 aktivitete, ka realizuar vetëm 108; Ministria e Shëndetësisë nga 123 aktivitete ka realizuar 76; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga 111 aktivitete, ka realizuar 81 prej tyre; Ministria e Financave, , Punës dhe Transfereve nga 201 aktivitete, ka realizuar vetëm 101 prej tyre; Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit nga 224 aktivitete, ka realizuar 142 prej tyre; Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga 118 aktivitetet e parapara nuk ka dhënë përgjigjje se prej tyre ka realizuar, shkruan Klankosova.tv.

Demolli-Nimani thotë se shumë nga aktivitetet e institucioneve që kanë filluar në vitin 2022 dhe do të vazhdojnë në vitet në vazhdim do të monitorohen në Planin Strategjik dhe Operacional të vitit 2023.

Për të dhënat e plota në bazë të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2022 mund t’i gjeni në llinkun: https://bit.ly/3XrOoXr.

 

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button