BotaRajoni

Gjashtë balona ruse identifikohen mbi Kiev, dyshohet të kenë pasur pajisje zbulimi – Abc News

schedule17:16 – 15 Shkurt, 2023

Gjashtë balona ruse u vunë re mbi Kiev dhe shumica u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha të mërkurën administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas.

Sipas të njëjtit përditësim, balonat mund të kenë pasur pajisje zbulimi.

“Bazuar në të dhënat paraprake, rreth 6 objektiva armike u zbuluan në hapësirën ajrore të Kievit. Sipas informacioneve bëhet fjalë për balona që lëvizin nën ndikimin e erës. Këto objekte mund të mbanin reflektorë dhe disa pajisje zbulimi,” tha komanda ushtarake e Kievit.

Qëllimi i lëshimit të këtyre balonave nga Moska, siç theksohet nga komanda ushtarake, ishte ndoshta identifikimi i sistemit të mbrojtjes ajrore. /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button