Shqiperia

Infektimet në rënie – Abc News

schedule16:00 – 15 Shkurt, 2023

Situata gripale në vend është përmirësuar ndjeshëm. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht qarkullimi i gripit paraqitet me intensitet mesatar dhe prirje në rënie.

Në spitale dhe qendrat shëndetësore situata paraqitet më e qetë, krahasuar me pak ditë më parë.

Të infektuar nga gripi rezultojnë të gjitha grupmoshat, por më të prekur janë ato pediatrike nga 0 deri në 14 vjec.

Piku i gripit u arrit në fund të janarit. Në këtë periudhë u raportuan deri në 17 mijë infektime në javë.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë gripi ishte më agresiv këtë dimër duke dominuar nga Covid-19, ndërsa në qarkullim ishin edhe tre viruese të tjera respiratore.

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button