Show-Biz

Kiara për Luizin: Mund të jetë një baba shembullor për fëmijët e mi

Luiz Ejlli ditën e djeshme (e martë) për Shën Valentin kishte përgatitur një befasi për tashmë të dashurën e tij, Kiara Titon.

Ai ia dedikoi një këngë të titulluar “Me ty”, të cilën e realizoi brenda Big Brother VIP Albania.

Përpara se të shfaqej surpriza, Kiara shkoi në dhomën e rrëfimit për të realizuar një bisedë të shkurtër me moderatoren Arbana Osmani.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo e fundit e pyeti se çfarë ndjen tani për Luizin, duke qenë se në fillim ishte më skeptike.

“Unë e shoh Luizin, shoh shumë vlera te Luizi. Kam arritur të nxjerr një anë të tij shumë të mirë, është shumë i përkushtuar. E ka vëmendjen totalisht te unë në çdo moment, pavarësisht se jemi në një lojë”, u shpreh ajo.

“Dhe shoh që edhe jashtë mund të jetë një baba shembullor për fëmijët e mi”, vazhdoi më tej Tito.

Çiftit ndërkohë iu organizua një dasmë në shtëpi, ku i ftuar special ishte artisti Altin Shira.

Të njëjtit po vazhdojnë të bëjnë plane pas përfundimit të Big Brother VIP. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button