BotaRajoni

Një kriminel lufte, po shkatërron mënyrën europiane të jetesës – Abc News

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane (EPP), Manfred Ëeber ka kritikuar Vladimir Putinin, duke e akuzuar atë se dëshiron të shkatërrojë mënyrën europiane të jetesës.

Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, Manfred Ëeber e quajti presidentin rus një “kriminel lufte”.

“Për ne, ishte e qartë që në fillim: ne qëndrojmë pranë miqve tanë ukrainas që kërkojnë, përjetojnë dhe mbrojnë mënyrën europiane të jetesës.

Putini dëshiron ta shkatërrojë atë. Gjyqësori i tij mbështet represionin, censurën, krimet e luftës, totalitarizmin. Putin është një kriminel lufte dhe duhet ta humbasë këtë luftë ”  vuri në dukje Ëeber.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se kjo luftë tronditi Europën deri në palcë, por tregoi se ajo është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë. Ai iu referua gjithashtu presidentit ukrainas Zelensky, i cili ishte në Parlamentin Europian në Bruksel javën e kaluar.

“Presidenti Zelensky, ushtria e tij dhe mbi 40 milionë bashkatdhetarë qëndrojnë të bashkuar.

Ata na tregojnë se çfarë do të thotë të ndjekësh mënyrën europiane të jetesës. Miqtë tanë ukrainas na tregojnë çdo ditë se çfarë do të thotë të jesh europian. Ata na tregojnë se, nëse njerëzit kanë një zgjedhje, ata zgjedhin demokracinë në vend të despotizmit, sundimin e ligjit në vend të sundimit të disave dhe lirinë në vend të tiranisë.

Dhe kjo quhet mënyra europiane e jetesës”, theksoi ai.

/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button