Lajme

Petkoviq: Asociacioni është obligim urgjent i Prishtinës

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim urgjent i Prishtinës, i cili duhet të përmbushet pa vonesë.”

Siç thotë ai, çdo përpjekje e Kosovës për të rinegociuar këtë temë apo për të formuar një Asociacion që kushtëzohet nga disa zhvillime të reja në dialog, drejtpërdrejt në kundërshtim me parimet e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve, transmeton Klankosova.tv.

Ai në një tekst autorial për gazetën beogradase “Politika” ka thënë se Beogradi “me fjalë dhe me vepër” ka treguar pafundësisht se është i përkushtuar vazhdimisht për dialog, por se siç tha ai “tani është koha që Prishtina më në fund të tregojë atë lloj përkushtimi”.

Petkoviq deklaron më tutje se të gjithë elementët bazë të nevojshëm për formimin e Asociacionit janë të përfshira në vetë Marrëveshjen e Parë të Brukselit dhe në tre marrëveshje shtesë që lidhen me këtë temë.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button