Sport

Punë e madhe ekipore, performanca na ngre moralin – Abc News

schedule08:06 – 15 Shkurt, 2023

Milan fitoi mbrëmjen e djeshme ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt ndaj Tottenham me rezultatin 1-0.

Pas përfundimit të ndeshjes, Stefano Pioli ka folur duke komentuar sfidën, për të cilën mbeti i kënaqur.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e prisnim. Ne luajtëm ndeshjen që duhej të luanim, me vendosmëri dhe shumë punë ekipore. Pashë punën e bërë në fushë gjatë javës. Ne punuam mirë si ekip, mund të kishim bërë disa pasime më mirë. Djemtë punuan me bujari dhe kompaktësi të madhe. Ishte një luftë me shumë aspekte. Gjithashtu mendoj se mund të kishim shënuar më shumë gola.

Kjo ishte vetëm ndeshja e parë. E dyta do të jetë edhe më e vështirë. Është një paraqitje që do të na japë moral, por duhet të vazhdojmë të jemi një ekip energjik. Kemi pasur një muaj të vështirë, por tani jemi duke u përpjekur t’i kalojmë këto vështirësi dhe jam gjithmonë i bindur se jam trajneri i një grupi të veçantë”, tha Pioli për “Sportmediaset”./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button