Sport

Sapo është liruar nga akuzat, vjen interesimi i parë për Greenwood nga gjigantët evropian – Abc News

schedule15:18 – 15 Shkurt, 2023

Skuadra turke Fenerbahçe raportohet se është e interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Manchester United, Mason Greenwood.

21-vjeçari është liruar nga të gjitha akuzat penale dhe është i lirë të rifillojë karrierën e tij futbollistike. Megjithatë, ka dyshime se ai mund të vazhdojë me “Djajtë e Kuq”. Klubi anglez po zhvillon një hetim të brendshëm për këtë çështje dhe po heton nëse Greenwood mund të ketë një të ardhme me klubin.  Thuhet se Ten Hag ka folur me sulmuesin për t’i thënë se është i lumtur që akuzat janë hequr. Megjiithatë, ka një krisje brenda Manchester United mbi rikthimin e Greenwood.

Sipas “Fotospor”, Fenerbahçe ka shprehur interesimin për të joshur sulmuesin e ri anglez. Gjigantët turq po ndjekin me vëmendje zhvillimet në lidhje me situatën e sulmuesit në Old Trafford.

Greenwood u shpall si një nga talentet e rinj më të ndritur të “Djajve të Kuq” kur doli në skenë në vitin 2018. Ai ka shënuar 35 gola dhe ka dhënë 12 asistime në 129 ndeshje për klubin e Premier League.

Megjithatë, ai nuk është paraqitur për United që nga janari i vitit të kaluar pasi u arrestua për sulm dhe përdhunim të dyshuar. Ai ka edhe dy vite të mbetura nga kontrata e tij./ h.ll/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button