Sport

Sfida që “eklipson” Champions League, Arsenal-Manchester City “përplasje” që vlen sa një titull – Abc News

schedule10:37 – 15 Shkurt, 2023

Sot luhen dy sfidat e radhës të turneut më të bukur të futbollit dhe në fakt vëmendjen e merr sfida e prapambetur e Premier League, ajo mes Arsenal dhe Manchester City.

Një sfidë jo si të gjithë të tjerat, pasi kjo përballje do të vendosë pothuajse edhe fituesin e kësaj lige, ku të dyja skuadrat janë kokë më kokë për të ngritur trofeun.

Arsenal ndodhet në vendin e parë aktualisht, me 1 ndeshje më pak se Manchester City, të cilën do ta luajë sot në orën 20:30 në Emirates Stadium. “Topçinjtë” e Artetës ndodhen në krye të tabelës me 51 pikë dhe dy ndeshjet e fundit në Premier League nuk kanë rezultuar ashtu siç pritej për ta, pasi kanë marrë vetëm 1 pikë në dy sfidat.

Nga ana tjetër, Manchester City ndodhet në vendin e dytë me 48 pikë dhe në 5 ndeshjet e fundit, skuadra e Pep Guardiolës ka marrë 2 humbje dhe 3 fitore.

Kjo përplasje pritet të jetë e jashtëzakonshme, një ndeshje lufte për titullin e Premier League./ h.ll/abcnews.al

Formacionet e mundshme:

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button