Lajme

Studentët e kundërshtojnë Asociacionin, thonë se e avancon Serbinë brenda Kosovës

Në 53-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, parlamenti studentor i këtij universiteti marshoi kundër themelimit të Asociacionit.

Studentët kërkuan me ngulm që asociacioni të mos krijohet, duke thënë se kjo është në kundërshtim me ligjin, si dhe avancon Serbinë në Kosovë, ku, sipas tyre, pashmangshëm krijohet përshkallëzim i situatës.

Sipas këtij parlamenti, Serbia në raport me shqiptarët ka të kaluar kriminale, vazhdon të ketë edhe sot, dhe me gjasë, siç thonë ata, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ata kërkuan “bashkim veç me Shqipërinë, jo ndarje e as nënshtrim”, njofton Klankosova.tv

Studentët theksuan se Kosova është shtet demokratik dhe si i tillë është vullneti i popullit që, sipas tyre, e përcakton të ardhmen e shtetit.

Në këtë marshim, ata patën kritika edhe për mosnjohjen e diplomave të studentëve të Luginës, të cilët pasi përfundojnë studimet në UP, nuk mund të punësohen në Serbi.

Përmes këtij marshi, ata thanë se duan bashkëjetesë, harmoni e paqe me gjithë ata që Kosovën e kanë atdhe.

Edhe Naim Zhitia, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, tha se kjo shoqatë e kundërshtojnë këtë asociacion.

“Shoqata jonë e kundërshton çfarëdo asociacioni një etnik. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që ta shtojnë presionin ndaj Serbisë dhe ndaj pretendimeve të saj ndaj Kosovës”, u shpreh Zhitia.

Zhitia tha se shoqata që ai e përfaqëson, i ofron mbështetje kryeministrit Albin Kurti që të qëndrojë i palëkundur kundër kësaj çështjeje dhe ta mbrojë sovranitetin e Kosovës.

“U Ofrojmë mbështetje të fuqishme institucioneve të Kosovës, sidomos Albin Kurtit që të qëndrojë i palëkundur kundër Asociacionit dhe ta mbrojë sovranitetin e vendit”, përfundoi ai.

Në këtë tubim morën pjesë dhjetëra qytetarë./Klankosova.tv


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button