Lajme

Studentët sot protestojnë kundër Asociacionit një-etnik

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të mbajë protestë, bashkë me studentët dhe të tjerët që duan të marrin pjesë në protestë, kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Protesta është planifikuar të mbahet nga ora 16:00, duke nisur nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është njëra ndër temat më të “nxehta”, në tavolinën e dialogut Kosovë – Serbi.

Serbia e do me doemos krijimin e Asociacionit, ndërkohë që kryeministri Albin Kurti është shprehur gjithmonë kundër një asociacioni mono etnik, duke thënë se një shtet normal demokratik nuk i diskriminon  pakicat, por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si vlerë shoqërore, njofton Klankosova.tv.

Edhe nëse kërkohet që me patjetër të bëhet Asociacioni, Kurti ditë më parë në Parlament paraqiti gjashtë kushte në të cilat Asociacioni do të krijohej.

Kurti tregon gjashtë kushtet për ta pranuar Asociacionin

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button