BotaRajoni

“Të jesh kryeministre e Skocisë është puna më e mirë në botë”, Sturgeon flet pasi dha dorëheqjen – Abc News

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon ka konfirmuar dorëheqjen pas më shumë se tetë vitesh si lidere e  qeverisë skoceze. Gjatë fjalimit të saj, ajo tha se të jesh kryeministre e Skocisë është puna më e mirë në botë, duke theksuar se ka mbështetur vendin në ditët më të vështira por theksoi se është e rëndësishme të kuptosh se kur është momenti i duhur për t’i lënë  hapësirë dikujt tjetër.

“Sot po shpall vendimin tim për të dhënë dorëheqjen si kryeministre e vendit dhe si udhëheqësë e partisë sime,” tha Nicola Sturgeon.

“Do të qëndroj në detyrë derisa të zgjidhet pasardhësi im”.

Ajo tha se disa do të jenë “të mërzitur”, ndërsa disa të tjera do ta përballojnë mirë lajmin.

Nicola Sturgeon shpjegon se kur bëhet fjalë për “lundrimin në ujërat e trazuara” ajo ka shumë përvojë për të thënë.

“Ky vendim vjen nga një vlerësim më i thellë dhe afatgjatë. Kam disa javë që po luftoj me këtë vendim dhe duhet t’i përgjigjem dy pyetjeve:

“A është i drejtë vazhdimi për mua?

“Dhe më e rëndësishmja është që unë të vazhdoj të jem e drejtë për vendin, për partinë time dhe për kauzën e pavarësisë të cilës i kam kushtuar jetën.”

Ajo tha se përgjigja për të dyja është jo.

Sturgeon aludoi gjithashtu edhe për presionet e punës, duke thënë se puna është e vështirë dhe ndonjëherë e pamëshirshme.

“Unë nuk pres violina këtu, por jam një qenie njerëzore dhe politikane.”

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse dha dorëheqjen për të kaluar më shumë kohë me familjen e saj, Sturgeon tha se të japësh absolutisht gjithçka nga vetja në këtë punë është e vetmja mënyrë për ta bërë.

Ajo tha se puna mund të bëhet vetëm për një kohë të gjatë, dhe në rastin e saj, është e rrezikshme të zgjatet shumë.

/abcnews.al

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button