Lajme

Turqi: Tërmeti i së hënës krijoi një humnerë të thellë në mes të ullishtës (FOTO)

Një ullishte e gjelbëruar u nda në dysh gjatë tërmetit shkatërrues të javës së kaluar në Turqi, duke krijuar një luginë rreth 300 metra të gjatë që tani ndan zonën.

Pamjet e jashtëzakonshme të ullishtës së ndarë kanë dalë nga distrikti juglindor Altınozu i Turqisë, i cili kufizohet me Sirinë, duke treguar një humnerë të dhëmbëzuar, ngjyrë rëre, si kanion. Thellësia e ndarjes arrin mbi 40 metra.

Krijimi i tij është një tjetër shfaqje e fuqisë shkatërruese të tërmetit të së hënës së kaluar me magnitudë 7.8, i cili vrau dhjetëra mijëra njerëz në Siri dhe Turqi dhe shkatërroi blloqe të tëra qytetesh.

Irfan Aksu, i cili jeton në lagje, tha se kur goditi tërmeti, ai krijoi “një tingull të pabesueshëm”, aty ku ai jetonte. “Ishte si një fushë beteje kur u zgjuam”, tha ai.

Ai kërkoi që ekspertët të inspektojnë zonën për dëmtime të mundshme në të ardhmen. “Ky nuk është një qytet i vogël, ka 1000 shtëpi dhe 7000 mijë njerëz jetojnë këtu. Sigurisht, ne jemi të frikësuar… po të ishte pak më afër, do të kishte ndodhur në mes të qytetit tonë”, tha ai.

Turqia nuk është e huaj për tërmetet e forta, pasi ajo është e vendosur përgjatë kufijve të pllakave tektonike. Shtatë tërmete me magnitudë 7.0 ose më shumë e kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit – por e hëna e kaluar ishte më vdekjeprurëse, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Një sërë faktorësh kanë kontribuar në bërjen e këtij tërmeti kaq vdekjeprurës. Një prej tyre është koha e ditës që ka ndodhur. Me goditjen e tërmetit herët në mëngjes, shumë njerëz ishin në shtretërit e tyre kur ndodhi dhe tani janë bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button