BotaRajoni

U dënua për një krim që nuk e kishte kryer, amerikani lirohet pas 28 vitesh nga burgu – Abc News

schedule09:48 – 15 Shkurt, 2023

Një burrë amerikan, i cili kaloi gati 28 vite pas hekurave për një vrasje që s’e kishte kryer është liruar nga një gjykatë në Misuri. Lamar Johnson, 50 vjeç, doli nga salla e gjyqit të St Louis si një burrë i lirë pas një vendimi të gjykatësit David Mason të martën.

Ai u dënua për vrasjen e Marcus Boyd në vitin 1994. Vitin e kaluar, avokatja Kim Gardner kishte paraqitur një mocion duke kërkuar lirimin eJohnson pas kryerjes së një hetimi së bashku me organizatën ligjore jofitimprurëse të Projektit Innocence.

Marcus Boyd u qëllua për vdekje nga dy persona të maskuar në tetor 1994. Johnson ka thënë vazhdimisht se ai nuk ishte në shtëpi kur ndodhi sulmi.

Gjykatësi Mason dha vendimin e tij pasi një dëshmitar kishte hequr dorë nga dëshmia e tij dhe një i burgosur kishte rrëfyer se ai qëlloi Boyd me një të dyshuar tjetër, Phil Campbell.

Gjatë gjykimit fillestar, Campbell u deklarua fajtor për një akuzë të reduktuar dhe u dënua me shtatë vite burg.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button