Lajme

Vdes 19 vjeçari nga Arllati, dje u godit rëndë nga një automjet

Ka ndërruar jetë 19 vjeçari nga Arllati i Drenasit, E.B, i cili pasditen e së martës u godit nga një automjet, ende i paidentifikuar.

E.B në ato momente ishte në cilësinë e këmbësorit, teksa ngasësi raportohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton klankosova.tv.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se këmbësori dje ishte dërguar për trajtim në QKUK, por si pasojë e lëndimeve të rënda, nuk ka rritur të mbijetojë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button