BotaRajoni

VIDEO/ Vrau të dashurin gjatë seksit dhe i preu kokën, 25 vjeçarja sulmon avokatin e saj në gjyq – Abc News

Taylor Schabusiness, 25 vjeç, një amerikane e akuzuar se vrau të dashurin e saj gjatë seksit përpara se t’i priste kokën dhe t’i hidhte trupin sulmoi avokatin e saj.

Shpërthimi i dhunshëm i të akuzuarës erdhi pasi u njoftua në gjykatë nga avokati i saj se ekspertit të caktuar për të vlerësuar gjendjen e saj psikologjike do t’i duhej më shumë kohë për të përfunduar raportin e tij.

Jolly kërkoi dy javë shtyrje për dëshminë e ekspertit dhe gjyqtari pranoi, duke sugjeruar që data e seancës së re të zhvendosej nga marsi në maj. Kjo ndodhi kur Schabusiness u hodh nga karrigia e saj dhe sulmoi avokatin, duke u përpjekur fillimisht ta godiste në krah para se ta godiste me grusht në kokë.

Ndërhyrja e rojeve ka qenë e menjëhershme. Ata arritën të mobilizonin 25-vjeçaren, e cila po përpiqej t’i shpëtonte, dhe gradualisht ta bindnin të qetësohej.

Kur ia dolën, e nxorrën nga salla e gjyqit. Dhjetë minuta pas sulmit, kur rifilloi seanca, Jolly informoi gjykatën për vendimin e tij për t’u tërhequr nga përfaqësimi i Schabusiness.

Çështja nëse Schabusiness është mendërisht kompetente për të dalë në gjyq ka preokupuar autoritetet ligjore të Ëisconsin që nga arrestimi i saj vitin e kaluar.

Një ekspert i angazhuar nga gjykata për vlerësimin e saj dëshmoi se ajo ka aftësinë të mbrohet në gjykim, por eksperti i angazhuar nga mbrojtja shprehu dyshime dhe kërkoi teste të mëtejshme.

Schabusiness akuzohet për vrasje të shkallës së parë.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button