Sport

Carvajal nuk “bën” më për “galaktikët”, Real Madrid kërkon portugezin e Premier League – Abc News

schedule19:10 – 16 Shkurt, 2023

Epoka e spanjollit Dani Carvajal në anën e djathtë të mbrojtjes së Real Madrid, duket se po i vjen fundi, me bordin e “galaktikëve”, të cilët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë, të paktën sipas mediave spanjolle.

Revista prestigjioze futbollistike “AS”, tekniku italian i madrilenëve, Carlo Ancelotti kërkonte “luzitanin” Joao Cancelo për pozicionin e Carvajal, por transferimi i këtij të fundit te Bayern Munich, i kthey sytë e Real-it drejt të tjetër portugezi dhe më konkretisht drejt anësorit të Manchester United, Diogo Dalot, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën me Manchester United.

Marrëveshja aktuale e Diogos zgjat deri në vitin 2024 dhe Real Madrid ose mund të përpiqet ta blejë lojtarin verën e ardhshme për nën vlerën e tregut, e cila është 32 milionë euro ose të përpiqet të nënshkruajë atë si agjent të lirë një vit më vonë. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button