Kosova

Haki Abazi e quan Mimoza Kusari-Lilën ”Çadra e Gadafit”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka qenë i ashpër ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilas, teksa e quajti edhe “çadra e Gadafit”.

Sipas Abazit, Mimoza Kusari-Lila ka votuar marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

”Këtë valle ne e kemi parë të kaluar, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media, të enjten.

Ai edhe më parë ka shprehur kritika të ashpra për Mimoza Kusari-Lilën.

Haki Abazi tha se Kusari-Lila ”ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.

Kujtojmë se shefja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila me një grup nga Kosova kërcente me çadër në prani të ish-diktatorit libian, Muamer el Gadafi.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button