Lajme

Haki Abazi: Prishja e raporteve me SHBA është reale, Kurti po kërkon vota që ta rrëzojnë nga pushteti

Deputeti, Haki Abazi ka thënë sot se prishja e raporteve me SHBA, është reale, derisa përmendi se është vet kryeministri Kurti, ai që po kërkon vota, për ta rrëzuar vetveten nga pushteti.

Megjithatë, Abazi tha se pavarësisht kësaj, s’ka votë për ta rrëzuar, transemton klankosova.tv.

”Opozita nuk mund ta rrëzojë këtë qeverisje, Grenelli nuk ekziston më, Escobar nuk është njëri që krahasohet me Grenellin dhe asnjë interes nuk ka askush ta rrëzojë Qeverinë Kurti. Unë e asnjë deputet me integritet brenda LVV-së, nuk është i interesuar ta rrëzojë Qeverinë Kurti dhe nuk do t’ia jap askujt kënaqësinë t’i shfaqin dështimet në qeverisjen dyvjeçare”.

”Zgjedhjet e brendshme në LVV, vrasja e plotë e demokracisë në Kosovë, lënia jashtë e aktivistëve të kahmotshme të LVV-së. Dështimi në diplomaci. Kam kërkuar që të formohet Komision Hetimor për privatizime por që është bllokuar me urdhër të sekretares së LVV-së, Diona Mihali”, u shpreh ai ndër të tjera.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button